Një tjetër miqësi nga “Big Brother VIP” është prishur së fundmi. Duket se fituesit Ilir Shaqiri nuk po i ecën me marrëdhëniet jashtë dhe pas Sabianit ka “probleme” edhe me Tan Bramën.
Koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ka rrëfyer për herë të parë raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen.
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.
Mirëpo, pas publikimit të lajmit Ilir Shaqiri kontaktoi “Panorama Plus” përmes rrjeteve sociale duke lënë të kuptohet e kundërta. Ai na ka dërguar një bisedë e bërë me Tanin pas dasmës së tij, ku Tani nuk ishte i pranishëm.
“Unë ju thash se isha me xhirimet e një klipi, më beso. Sinqerisht, edhe te Big Mama, kam patur po ashtu 3 ditë xhirime më beso. Unë ju dërgova edhe video!”- i shkruan Tani në mesazhet në fjalë, përmes të cilave Iliri pretendon se kanë patur komunikim dhe nuk e ka përdorur për interes.
Ndërkohë, Brama gjatë intervistës së tij ndër të tjera tregoi se me një pjesë të ish-banorëve as që bëhet like në rrjetet sociale, ndërsa me disa prej tyre vazhdon marrëdhënien shoqërore. Por koreografi nuk dëshiroi të përmendë emra konkretë.
“Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm. E shijova në maksimum”,-u shpreh Tan Brama.