Princi Harry është rrëzuar nga kali teksa luante në fushën e polos në Kaliforni pas kthimit nga festa e Jubileut Platinum në Mbretërinë e Bashkuar. Duka i Sussex-it , 37 vjeç fatmirësisht nuk pati lëndime nga rrëzimi. Skuadra e tij Los Padres humbi ndeshjen 12 me 11 dje.

Sipas Daily Mail, në fotot e publikuara Harry nuk dukej i dëshpëruar pas humbjes pasi u shfaq i qeshur nën shoqërinë e miqve të tij si Katharine McPhe dhe me bashkëshortin e saj kompozitorin David Foster.

Foster, i cili është vetëm një vit më i ri se Princi Charles, është përshkruar nga disa si një ‘figurë babai’ për Harry pasi ky i fundit nuk ka më marrëdhënie të mira me Princin e Uellsit dhe vëllain e tij William, pasi ai dhe Meghan dhanë dorëheqjen si pjestarë të familjes mbretërore. Princ Charles gjithashtu ka pësuar një rënien nga kali i tij në polo në vitin 2000 por në ndryshim nga Harry ai u dërgua në spital në Cirencester pasi theu krahun.