Princ Harry ka lëshuar një deklaratë ‘bombë’ që pritet të trondisë Pallatin Mbretërore. Ai pretendon se vëllai i tij, William e ka dhunuar fizikisht. Në një fragment të shkruan se librin e tij autobiografik “Spare”, që pritet të dalë këtë javë, Harry rrëfen se William, e ka goditur, e ka kapur për jake dhe e ka përplasur në dysheme, pas një debati të ashpër për gruan e tij Meghan Markle. Ai pretendon se ky sulm e la me lëndime të dukshme, duke përfshirë gërvishtje dhe mavijosje.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Shumë shpejt. Ai më kapi për jake dhe më rrëzoi në dysheme. U shtriva për një moment, i trullosur, më pas u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë,”- thuhet se është shkruar në libër, sipas The Guardian.

Sherri dyshohet se shpërtheu në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019, ku William, tani Princi i Uellsit, thuhet se e ka quajtur Meghan “të vrazhdë dhe të vështirë”.

Harry akuzoi vëllanë e tij për ‘nxitje të narrativës së shtypit’ për gruan e tij përpara se kjo të pasohej nga një përplasje fizike mes tyre. Kur ata filluan të debatonin për Meghan, Harry pretendon se Ëilliam nuk po tregohej i arsyeshëm në mendime, gjë që çoi në një sherr mes tyre.