Një vajzë e re në SHBA shet gazrat e saj dhe fiton rreth 70 mijë dollarë në javë. Bëhet fjalë për Stephanie Matto, e cila ka marrë pjesë në një reality shoë, duke u bërë e njohur atje dhe më pas e ka shfrytëzuar duke nisur të shesë gazra në kavanoz që kushtojnë rreth 1,400 dollarë.

Lidhur me këtë ka folur edhe një poet shqiptar i cili është shprehur se do të kishte dëshirë t’ia blinte, por ideja e tij është më shumë se kaq.

“Do t’ia blija dhe do qerasja pseudo artistët dhe politikanët shqiptarë nga i pari tek i fundit dhe pastaj do ia rishisja prapë gocë por me çmim 10- fish me të lartë”, tha poeti shqiptar.

Kohët e fundit kemi dëgjuar marrëzi nga më të ndryshmet në botë, me njerëz që zgjedhin mënyra nga më të cuditshmet për të fituar vëmendjen e të tjerëve.Po modelja në fjalë, pasi bëri biznes me kavanozat me gazra, tha pak ditë më parë se tani do shiste djersën e gjok*sit të saj, me të cilën synonte të fitonte 1 mijë dollarë në ditë.

Ja pra që punë ka, por mungojnë profesionistët. Tani presim që modelja amerikane të shpikë ndonjë ide tjetër për të bërë biznes