Një krim i rëndë ka tronditur Devollin këtë të shtunë, ku dy shtetase janë gjetur të vrara në banesën e tyre.

Sipas detajeve që sjell gazetarja Lorena Kodra viktimat ishin nuse dhe vjehrrë dhe jetonin te dyja se ishin te veja.

Mësohet se ato janë Bukurie Bami (vjehrra) dhe Fatmira Bami.
Njoftimi i policisë:

Devoll
Informacion paraprak

Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe.

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.