Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Urakë në Mat.

Mësohet se një 56-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte për të shembur një soletë.

Viktima raportohet se është nga Rrësheni. Ai ka qenë duke punuar në banesën e një personi tjetër në fshatin Urakë, ku dyshohet se është aksidentuar gjatë punës për shembjen e soletës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje