Gruaja e Xherxh Laçit ka dhënë dëshminë e saj duke rrëfyer dhunën që 52-vjeçari kishte ushtuar mbi të për 12 vite.
Elena Laçi, në dëshminë e saj ka thënë se i mbante të mbyllur me kërcënime për të mos dalë jashtë banesës madje as në oborr. Ajo ka deklaruar se dhunën ndaj saj, Xherxh (Gjergj) Laçi e kishte ushtruar në prani të dy fëmijëve të tyre, duke i shkaktuar më shumë stres dhe frikë.
44-vjeçarja ka treguar se kishte filluar të frekuentonte shpesh xhamitë dhe se kudo që shkonte merrte me vete librin e Kuranit.
Sipas saj, Xherxh Laçi nuk kishte marrëdhënie të mirë as me fqinjët dhe as me familjarët e tij dhe të bashkëshortes.