Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Universitetin e Karaçit, ku një grua kamikaze nga një grup separatist pakistanez vrau katër persona, duke përfshirë tre shtetas kinezë, në një sulm ndaj një minibusi që transportonte staf nga Instituti Konfuci.
France 24 shkruan se Ushtria Çlirimtare Baloch, një nga disa grupe që luftojnë për pavarësi në provincën më të madhe të Pakistanit, mori përgjegjësinë, duke thënë se ishte sulmi i parë vetëvrasës nga një grua sulmuese.
Objektivat kinezë janë sulmuar rregullisht nga separatistët nga Balochistani, ku Pekini është i përfshirë në projekte të mëdha infrastrukturore si pjesë e iniciativës së tij “Një brez dhe një rrugë”. Separatistët kanë mbajtur prej kohësh pakënaqësi kundër projekteve fitimprurëse të minierave dhe energjisë në rajon, duke thënë se vendasit nuk i shohin përfitimet dhe po largohen nga toka e tyre.
“Ushtria Çlirimtare Baloch pranon përgjegjësinë e sulmit vetëmohues të sotëm“, ??tha zëdhënësi i grupit, Jeeyand Baloch.
Policia e Karaçit konfirmoi se katër persona kishin vdekur, duke përfshirë shoferin e minibusit dhe tre punonjës nga Instituti Konfuci, programi kulturor dhe arsimor që Kina operon në universitetet në mbarë botën.