
Këngëtari Tom Mann ka dhënë një lajm të trishtë për të gjithë fansat e tij.
Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, ylli i X- Factor ka bërë me dije se e fejuara e tij Danielle Hampson ka ndërruar jetë në ditën e dasmës së tyre.
28 vjeçari ndau homazhet të hënën, teksa zbuloi se partnerja e tij, njëkohësisht nëna e djalit të tij 8 muajsh ndërroi jetë në ditën e ceremonisë së martesës.
“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por e dashura ime Dani – mikesha ime më e mirë, gjithçka imja dhe më shumë, dashuria e jetës sime – vdiq në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 18 qershor. Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë përfundoi me thyerje zemre.