Ka humbur jetën në moshën 41-vjeçare këngëtari nga Haiti, Mikaben. Ai po performonte në skenë në Paris, Francë, të shtunën kur ndaloi shfaqjen papritur për t’u larguar nga skena. Më pas thuhet se ai ka rënë në dysheme. Shkaku i vdekjes ende nuk është zbuluar.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Mikaben ka humbur jetën. Këngëtari emri i vërtetë i të cilit ishte Michael Benjamin u bë i famshëm në vitet 2000 me këngën e tij hit Ou Pati.

Mikaben ka lënë pas gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijët e tyre, djalin Gabriel Benjamin dhe vajza Leia Benjamin.

Gruaja e tij shtatzënë shkruan në Twitter se nuk është në gjendje t’i përgjigjet askujt dhe se po përjeton dhimbjen e saj më të madhe.