Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar pas rezultatit dëshpërues të PD-së dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 Majit.

Krah fotos së “Shqipërisë rozë”, Açka e trishtuar nga ky rezultat ka kërkuar që përgjegjësit të pranojnë humbjen dhe të largohen, dhe jo të kërkojnë alibi.

Sipas deputetes pjesë e humbjes së opozitës në këto zgjedhje janë dhe ata personazhe të cilët të paguar nga mazhoranca “ngopën të djathtët” me gënjeshtrën e madhe të rilindjes blu.

E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat.

Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam.

Pjesë e humbjes sonë janë edhe shoëman-ët dhe shoë-ëoman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi.

Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!” shkruan Açka.