Moderatorja Bora Zemani vazhdon të përflitet për romancën që pati me ish-të dashurin e saj, Donald Veshaj. Pasi ky i fundit filloi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në ‘’Big Brother Vip’’.

Të tre janë mjaft aktive në rrjetet e tyre sociale sa që herë pas here postimet e tyre aludohen si dedikime apo thumba ndaj njëri-tjetrit. Së fundmi, moderatorja e programit të dashurisë ‘’ Përputhen’’, ka habitur me deklaratën e saj të fundit. Zemani ka postuar disa foto në llogarinë e saj personale në Instagram, e veshur e tëra në të zezë.

‘’Të jesh grua në Shqipëri është punë burrash’’, shkruan Bora krah fotos.

Sakaq, nga ana tjetër nuk ka munguar edhe komenti nga mikesha më e ngushtë e saj, Semi Jaupaj.

‘’ Super grua’’, e ka quajtur Semi moderatoren.

Kujtojmë se së fundmi, Bora Zemani ka reaguar duke folur në lidhje me të gjithë situatën e krijuar përgjatë këtyre muajve nëpërmjet një postimi të InstaStory, teksa ka hedhur poshtë çdo thashetheme se midis saj dhe Donald Veshajt ka një ribashkim. Bora sqaroi se mes tyre nuk ka pasur kurrë një udhëtim në Vienë, një takim në shtëpinë e saj apo një kafe në ambientet e televizionit ku punon. Në deklaratën e saj, ajo ka pranuar se aktori i humorit i ka kërkuar falje publikisht dhe personalisht. Por shtoi se për momentin nuk janë asnjë gjë.

“Ëshë e pamundur të reagoj do dite duke thënë kjo po, kjo jo! Aq me tepër unë që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur mos të flas e në 7 muaj ky është reagimi i dyte që bëj edhe pse shoh që fare nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur peër asnjë person, asnjë përjetim, asnjë të vërtetë apo gënjeshtër dhe me besoni, këto të fundit jëne shumë!

Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen qe nuk ka të bej me punën time! Më mjafton ajo që kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend. E kuptoj, u përfshiva padashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do të shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime të sigurta”.

Kjo është e tepërt e po kthehet ne bezdi të madhe! Çdo ditë lajme të bazuara në thashetheme, imagjinate, komente! Akoma kujdesem për çdo postim që bëj vetëm për të mos provokuar lajm dhe prapë, çdo gjë merr një interpretim tjetër duke u shfrytëzuar nga të gjithë”.– ishte reagimi Borës.