Policët janë përballur me pamje tmerri gjatë kërkimeve për trupin e një 7 vjeçari që u vra dhe u ruajt në një kuti veglash pune në tarracë nga nëna dhe babai i tij në Greqi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Kypseli në vitin 2017 ku një nënë 29-vjeçare bashkë me partnerin e saj polak 33-vjeçar, vranë fëmijën e saj 7-vjeçar dhe më pas e fshehën trupi në një kuti ku mbahen veglat e punës në verandën e banesës së tyre.
Çifti i cili u arrestua në mëngjes dhe po mbahet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës. Ata kanë pranuar krimin dhe të hënën do të paraqiten para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.
Sipas informacioneve nga burime policore, 33-vjeçari i huaj, në prani të nënës së fëmijës, në janar të 2017-ës, i ka zënë me shirit izolues gojën djalit 7-vjeçar, pasi siç ka rrëfyer ai nuk i bindej.
Më pas çifti kanë bërë një “varr” me tulla në çati, ku e kanë varrosur djalin fatkeq. Më pas, kur pronari i banesës ka dëbuar çiftin, polaku i ka futur eshtrat e fëmijës në një kuti mjetesh dhe bashkë me të ka bredhur në rrugët e Athinës. Disa vite më vonë ai është divorcuar nga nëna e djalit. Kjo e fundit pretendoi se babai biologjik i fëmijës e kishte marrë me vete në vendin e tij dhe më pas ishte zhdukur.
Ai ka marrë me qira një apartament tjetër në rrugën Astypaleas, po në Kypseli, ndërsa eshtrat e djalit i ka vendosur në dy çanta të zeza në kutinë e veglave, të cilat më pas i ka fshehur brenda një divani.
Policia i ka marrë në pyetje për orë të tëra 29-vjeçaren dhe bashkëjetuesin e saj, të cilët më në fund pranuan krimin e kryer.