Dhe një javë na ndajnë nga zgjedhjet lokale, ku gara mes PS dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” duket e ethshme.
Më 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive në vend.
Gazetari Artan Hoxha, përmes një postimi në Facebook, shkruan me ironi se kjo javë është vendimtare, ku duhet të zgjedhësh mes parave dhe plumbit, dhe se një mundësi e tillë shfaqet vetë njëherë në dy vjet.
Postimi i Artan Hoxhës:
Mbahuni burra….
Sapo kemi hyre në javen vendimtare…
Jane 7 ditet e fundit dhe nuk ka shaka…
Kursi kembimit valutor duhet mbajtur në monitorim, per te kuptuar se cila monedhe do kete luhatjen me te madhe në kursin e kembimit…
Nga fundi javes, do te shfaqen në qarkullim dhe “danoçet”, me ate moton e tyre mbreslenese, “Plata o plomo”(argjendin ose plumbin), se ke duhet te zgjedhesh mes parave dhe plumbit…
Kjo eshte fiks java KÇK (Kap ç’a t’kapesh).
Te shfaqet si mundesi vetem nje here në çdo dy vite, kur ka zgjedhje lokale ose parlamentare.