Jo vetëm Monika Kryemadhi shfaqet e veshur me rroba dhe aksesorë luksozë. Edhe Ilir Meta nuk i kursen vetes veshje të shtrenjta, ndonëse thuajse çdo ditë mban konferenca për shtyp apo deklarata ku kërkon t’i tregojnë se nuk kanë qeverisjen e duhur.
Ish-Presidenti, si ish-peshëngritës kujdeset që të veshë atlete cilësore. Në një prej shumë fotografive që ka hedhur në rrjetet sociale shfaqet duke ndërtuar kështjellë rëre me një fëmijë. Më pas shfaqet duke pedaluar një biçikletë dhe në të dyja fotografitë mban të veshura një palë atlete Adidas Yeezy Boost.
Çmimi i tyre varion nga 620 dollarë dhe më lart, sipas ngjyrës që zgjedhin klientët. Ashtu si Kryemadhi, edhe Meta po vihet në vëmendje për garderobën e shtrenjtë.