
Sindi Loci, ish-konkurrentja e “Përputhen” është a kuzuar nga ndjekësit për ndërhyrje kirurgjikale dhe shkak u bënë fotot e fundit.
Sipas ndjekësve, Sindi e ka vënë më në pah gjoksin në pozat e postuara në Instagram, por ajo përgjigjet se nuk ka qenë kurrë fanatike tek veshja.
“Kjo video ka një vit e gjysëm, kurrë nuk kam qenë fanatike te pjesa e veshjes. Nuk të bën veshja njeri dhe nuk tregon asgjë për karakterin tënd”, shkruan Sindi.
Një tjetër ndjekës ka vendosur ta pyesë nëse ka bërë ndërhyrje në gjoks. Sindi e mohoi duke thënë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në trup.
“Jo! Nëse do e kisha bërë do të thoja, po e kam bërë se s’ka asgjë të keq! Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje se nuk jam tipi që dua të ndryshojë me plastikë dhe nuk e ndjej të nevojshme! Nga 40 kile rob kam shku 48 kaq!”, shkruan Sindi.