Teksa Arbana po kujdeset për Zoin dhe Diellin, Eduarti ndodhet në Londër me djalin e saj Jonin. Regjisori ka publikuar foto në rrjete sociale duke treguar se po kalojnë për bukuri në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale, Arbana ka treguar se ndihet “xheloze”. “Ndihesh xheloze që Edi dhe Joni po bëjnë qejf në Londër?”, e ka pyetur një ndjekës.
“Shumë (kur shkojnë në vendet e mia të preferuara si ky këtu). Jo dhe aq për Edin tani që po mban radhë në çdo lodër të Ledolandit. Megjithatë, më mungojnë”, është përgjigjur Arbana.