Një tjetër format i ngjashëm me emisionin Përputhen do të vijë së shpejti në Shqipëri në ekranin e Top Channel.
Ky emsion quhet “Too hot to handle” dhe do ti besohet sërisht autores Olsa Muhameti. Pas suksesit të menjëhershëm që programi “Përputhen” pati duke thyer rekorde shikueshmërie, ky program i cili do të startojë së shpejti pritet të ketë po të njëjtin sukses.
Surpriza e këtij emisioni do të jetë dhe ish- konkurentja e Përputhen,Efi e cila me anë të një foto që ka postuar në profilin e saj të Instagramit e ka shoqëruar me përshkrimin “Too hot to handle” duke na njoftuar se ajo do të jetë pjesë e këtij programi të ri televiziv.
Mesa duket edhe këtë herë autorja e programit “Përputhen” Olsa Muhameti është frymëzuar sërisht nga Maria De Filippi për të sjellë një tjetër program ku në qëndër do të vendosen të rinjtë dhe sfidat e dashurisë mes tyre.