Blogerja Armina Mevlani ka treguar sot versionin e saj të konfliktit me moderatoren Einxhël Shkira. Sonte në “Goca dhe Gra”, Armina sqaroi se mes tyre nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje, dhe mospëlqimi i Einxhelit si personazh i “Big Brother”, ishte thjesht mendimi i saj. Ajo tha se ishte Einxhel ajo që kishte folur jo mirë në publik për të, duke zmadhuar një konflikt që nuk kishte ndodhur.
“U bë shumë e madhe. Kam thënë se nuk më ka pëlqyer tek Big Brother. Jo gjithë njerëzit nuk mund t’i pëlqesh maksimalisht. Është keqinterpretuar. S’jam njeri konfliktual. Unë me Einxhel kam punuar, e njoh në kushte të tjera dhe në momentin që kam punuar nuk kisha miqësi të afërt. Publikisht e kam dëgjuar nga Einxhel që nuk ka folur mirë për mua, pa arsye. Unë nuk kam thënë “S’dua ta shoh me sy, ajo ajo ashtu e mori.” U bë shumë e madhe. Çdo njeri ka atë të vetëm. Nuk kam asgjë, nuk kam diçka konkrete,”-sqaroi Armina.