Pak ditë më parë Gazeta Jonë raporti për një anije me gas që po vinte nga njëri prej porteve ruse në balltik në drejtim të Shqipërisë, e cila ishte e mbushur me gaz, anija në fjalë është tashmë në ujërat përballë Francës dhe për pak ditë do të futet në portin e Porto Romanos me një ngarkesë prej 20 mijë metër kub gaz, detaje të cilat do t’i zbulojmë në shkrimin e radhës.
Ndërkohë, Gazeta Jonë mëson po ashtu se e njëjta kompani shqiptare ka porositur një tjetër anije me gaz nga Rusia në drejtim të Shqipërisë, por ndryshe nga e para, e cila tashmë u zbulua nga Gazeta Jonë, me të dytën kanë tentuar të bëjnë një rreng duke ndryshuar anijet pikërisht në portin e Cuetas në Spanjë.
Fillimisht anija ka ardhur nga Rusia në Spanjë dhe për të shmangur kufiziket që BE i ka vendosur gazit rus si edhe për të humbur gjurmët nga autoritetet shqiptare, anija në fjalë e ka ngarkuar gazin në një tjetër anije, tashmë me flamur të ishujve Marshall.
Tankeri “ECO NICAL” ndodhet tashmë në Jon dhe pritet të mbërrijë sonte natën ose nesër në Porto Romano me një ngarkesë 5 800 ton gaz të lëngshëm me origjinë Rusinë.
“Gazeta Jonë” mëson se është e njëjta kompani që ka porositur të dyja anijet në fjalë duke thyer embargon ndaj Rusisë si edhe VKM-në për ndalimin e importit të gazit nga Rusia. /GazetaJonë