Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Marokut dosjen me prova e fakte ndaj Ruben Saraiva i dyshar si ekzekutori i Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur kjo më 19 prill në Shëngjin.

Fax News mëson se provat për të bindur drejtësinë marokene janë përcjell në rrugë diplomatike, duke kërkuar ekstadrimin e tij. Gjykata Marokone ka caktuar ndaj Saraivës masën 40 ditë paraburgim për efekt të urdhër arrestit ndërkombëtar lëshuar nga Shqipëria. Ai u kap ditën e dielë në Marok, ndërsa Interpol Tirana njoftoi partnerët për praninë e tij atje, pasi Ruben Saraiva ka lidhje familjare me disa shtetas nga Maroku.

Ndër provat më të forta që lidhin Saraivën përtej deklarimeve, pamjeve filmike, shoqërimeve të filmuara me Edmond Haxhia është edhe ADN, prova biologjike e përftuar nga rrobat dhe çamçakëzi që ai ka lënë në shtëpinë e Haxhisë në Kakarriq të Lezhës, ku u gjet edhe motorri i përfshirë në krim.

  • Shqipëria do të shqyrtojë mundësinë për reciprocitet

Në kushtet kur Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Marokun, do të shqyrtohet vetëm mundësia dhe kërkesa e vendit tonë për reciprocitet me Marokun.

Kjo do të thotë në rast se autoritetet ligjzbatuese binden nga provat që do të dërgojnë homologët e Shqipërisë atëherë mund të dërgojnë drejt Shqipërisë portugezin i cili dyshohet si “killeri” i bandës që ekzekutoi Ardian Nikutajt.

Pra e thënë ndryshe, janë shanset shumë të pakta për të ekstraduar shtetasin Ruben Saraivës drejt Shqipërisë, kjo për shkak se Maroku është në listën e vendeve pa ekstradim për t’u marrë në konsideratë – pasi ju mund të mërgoni dhe më pas të kërkoni një Rezidencë për Investim (Vizë e Artë) e cila mund të çojë në shtetësi dhe një shans të reduktuar ekstradimi.

Autoritetet shqipëre do të përdorë të gjitha manovrat ligjore të konventave ndërkombëtare për të bindur shtetin afrikano-verior për të pasur një përgjigje pozitive ekstradimi. Një prej mënyrave që mund të ndiqet është ajo e shkëmbimit me një të burgosur maroken që mund të jetë arrestuar në vendin tonë.

Ruben Saraiva kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 4 shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia kanë organizuar vrasjen e Nikulajt.