Vëllai i Migena Sinani ka treguar detaje tronditëse në lidhje me vrasjen që tronditi pak ditë më parë Shkozën, ku 37-vjeçarja u vra nga kunati i saj. Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ të moderatores Evis Ahmeti, Ariel Kodra tha se motra nuk kishte konflikte me kunatin e saj.
Mes të tjerash ai bëri një deklaratë të fortë mbështetjeje për kunatin e tij, duke e cilësuar si vëlla. Mes të tjerash i riu tha se donte një arsye se pse e kishte vrarë kunati i saj.
“Daja pse ka dalë mami në televizor”, ka thënë djali. Nuk mundemi t’i themi fëmijëve të vërtetën. Nuk e konceptoj dot arsyen se pse e vrau. Ai është më i shokuar (Erioni, burri i motrës së tij). S’ka pasur debate. Ka pasur ndonjë pakënaqësi të vogël siç ka çdo familje. Nuk na kishin shprehur asgjë të keqe. Motra ime ishte e sjellshme, jo se kam motër. E di vetë se kush ishte me të vërtetë. Nuk ka pasur asnjë gjë tjetër. Se dija që kunati i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor. Djalin e motrës e merrja unë. E kisha marrë unë, e merrja të premten dhe e mbaja deri të diel. Më tha se do ikja ta merrja në orën 17:00. Më mori në telefon dhe shkova e mora. E mora djalin dhe ajo do vinte. Do ishte dhe më e rëndë nëse dhe djali do ishte aty.