
Forcat e Ndëryrjes së Shpejtë dhe forcat “Shqiponja” kanë blinduar mbrëmjen e sotme Fushë Krujën, ku po zhvillojnë kontrolle të shumta për kapjen e autorëve që kryen atentatin mafioz 5 ditë më parë duke ekzekutuar me breshëri Gentjan Bejtjan, një emër i njohur i krimit të organizuar.
Ende nuk ka asnjë të dyshuar kryesor për autorët e ngjarjes, por menjëherë pas vrasjes u shoqëruan në komisariat persona të njohur të krimit të organizuar në zonën e Fushë Krujës, mes tyre edhe vëllezërit Valter Bami me të cilin Bejtja kishte përplasje.