Këngëtarja Eli Fara ka folur për një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Gjatë një intervistë për emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan, ajo tha se nëna e saj pasi u infektua me Covid humbi jetën për shkak gjendjes së rëndë shëndetësore.

Teksa rrëfeu përkujdesin ndaj saj, netët pa gjumë së bashku me të bijën, Marinën dhe momentin e dhimbshëm në Korrik, Eli përlotet ndërsa kujton ndjesinë pas ceremonisë mortore.

“Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është. Ditën që ndërroi jetë, e përkëdhelja tërë kohës, më dukej sikur e kisha prapë aty para meje në shtëpi siç kisha bërë netë pafund. Pastaj kur bëmë varrimin dhe u ktheva në shtëpi, u hodha mbi krevatin e saj ku kemi gdhirë shumë net bashkë. Nuk di”, tha Eli Fara.