Këngëtarja shqiptare Elsa Lila është rikthyer në Instagram. Pesë muaj pasi doli nga burgu pas arrestimit nën akuzën e përfshirjes në një grup kriminal që merrej me trafik droge, Lila i është rikthyer aktivitetit të saj në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar disa fotografi të realizuara nga fotografi Fadil Berisha dhe përmes një postimi ka paralajmëruar rikthimin në muzikë.
Këngëtarja ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë në Itali. Por më vonë u lirua. Avoakti i Lilës tha se të gjith aakuzat e ngritura ndaj këngëtares, janë pushuar.