Sot në një rrëfim prekës përballë Mira Kazhanit, këngëtarja Elsa Lila foli për ngjarjen që e bëri protagoniste të lajmeve nga sektori i trafikut të lëndëve narkotike. Ajo kishte përjetuar shumë keq arrestimin dhe burgosjen, habitej si policia italiane kishte dyshuar tek një këngëtare si ajo (edhe pse në Itali janë mësuar që shumë artistë të njohur jane përfshirë në trafiqe ilegale).
Por Elsa nuk tha asgjë në intervistë për përgjimet e publikuara ku ajo bisedonte me pjestarë të një bande të akuzuar për trafik lëndësh narkotike.
Gazetari Thimi Samarxhiu në kohën kur ndodhi ngjarja kishte siguruar për Gazeta Shqip dosjen e Gjykatës së Romës lidhur me dënimet e dhëna për bandën e trafikut të drogës të shkatërruar në Itali, ku në mesin e tyre ishin disa shqiptarë, përfshi dhe këngëtaren e famshme Elsa Lila. Ja një pjesë e përgjimeve :
Elsa: Mua s’më vjen askush nga Shteti për të më kontrolluar, më njohin. Edhe një herë që më vunë gjobë, më thanë mos e paguaj, kështu që në shtëpinë time nuk vinë për kontrolle. O zemër, si mund të arrish të bësh mik ndonjë të Shtetit?
Boci: Si?
Elsa: Se kjo është zgjidhja
Boci: Po dhe po e gjeta, nuk i zë besë
Elsa: E di zemër që nuk i zë besë, por një mik në Shtet të hyn në punë. Si në Shqipëri, se të shpëton, qoftë kushdo nga qeveria. Të duhet një edhe këtu se dhe këtu ka njerëz që blihen.