Pas arrestimit të këngëtares së njohur shqiptare, Elsa Lila, reagimet e artistëve kanë qenë të shumta.

Një prej tyre ka qenë kantautori Gjergj Leka, i cili komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan” përgjegjësinë që duhet të ketë një artist dhe sulmet që janë bërë ndaj figurës së tij.

“Ka qenë një periudhë që u morën gazetat me mua 24 orë në ditë se thashë në kohën time filan këngëtare ka qenë ndër të përkëdhelurat. E mora me sportivitet, mu mërzitën më shumë familjarët. Mbaja mend një shprehje të Pipo Baudos, ruaju ditës që s’do shahesh më, s’do flasin më, sepse do dalësh në pension, sepse do të thotë që s’ta kanë as frikën as nevojën”, u shpreh ai.

Leka tregoi se kur i ndjeri Sokol Olldashi ishte ministër, i tregoi se shokë të tij kishin dërguar letra, ku pretendohej se kantautori shiste drogë apo dërgonte armë në Kosovë.

“Jam i bindur që nëse do gaboja edhe më pak se Elsa Lila, mua do më copëtonin. Sepse i kam ndjerë në kurriz. Kur kam ardhur këtu Sokol Olldashi ishte ministër edhe më tha: ta dish ça letrash kanë ardhur këtu për ty, ti se beson. Unë shisja drogë në Itali, kisha çuar armë në Kosovë në kohën e luftës. Janë shokë të tu tha!

Ne prandaj nuk ecim përpara, sepse ne nuk duam njëri-tjetrin. Kam pasur probleme me televizionet ku kam qenë dikur, ku më thoshin ke dashnoren time merre bëje këngëtare. Unë se bëj dot atë. Preferoj të bëj gjërat që i bëj vetë. Jam i lirë pa paguar asnjë kosto”, tha ai.