Protestës së sotme përpara Kryeministrisë i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës.
Aldo Bumçi, Klevis Balliu dhe Tomor Alizoti janë fotografuar mesditën e sotme në tubimin ka nisur prej orës 11:00 përpara selisë së qeverisë dhe që është paralajmëruar se do të vazhdojë 24 orë pa ndërprerje.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar më herët se e mbështet protestën kundër qeverisë.