Emily Shaqiri i ka surprizuar ndjekësit e saj me videon e fundit në TikTok. Vajza e Ilir Shaqirit publikoi një video ku shfaqet në makinë, duke kënduar këngën e Donald Veshajt me titull “Nuk je”.
“Unë e di që jam idjot ama jam idjoti jot”, është pjesa që Emily ka zgjedhur për videon. Menjëherë ndjekësit e saj vërshuan me komente, për zgjedhjen e këngës. Emily sqaroi shpejt duke treguar si ka reaguar Iliri.

“Përshëndetje djema, nuk jam zënë me babin”, duke lënë të kuptojmë se Iliri nuk e ka problem faktin që Emily është fanse e muzikës së Donaldit