Një ngjarje e rëndë është regjistruar natën e kaluar në fshatin Nikoliq të Hasit, ku një banesë është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën nënë e bir.

Nga informacionet e para mësohet se djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar shërbimet zjarrfikëse, të cilat janë nisur drejt vendit të ngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa të mëdha dhe Rexh Lushi, pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Zjarrfikësit kane gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.