Aksidenti fatal për dy familje shqiptare, nënë dhe bir humbin jetën, vëlla e motër plagosen rëndë

Një aksident tragjik ju ka marrë jetën nënë dhe bir mbrëmjen e së shtunës në mbikalimin e Roverinos.Mediat italiane bëjnë me dije se si shkak i aksidentit të trefishtë kanë mbetur të vdekur nëna dhe djali, të dy me origjinë nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane B.H 74 vjeçe dhe D.H 48 vjeç, humbën jetën, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur.

Nëna dhe djali nga Shqipëria udhëtonin me një Opel Astra, ndërsa u përplasën me një tjetër mjet që udhëtonin po dy shqiptarë, një 28 vjeçar dhe motra e tij, të cilët mbetën të plagosur.Gjithashtu si shkak i përplasjes edhe të një mjeti tjetër dhe një skuteer të përfshirë në aksident mbetën të plagosur dhe një maroken, dhe një i ri 19 vjeç.