
Një 39-vjeçar, i identifikuar si Elion Vathi (Kaci), banues në Kamëz, është arrestuar nga autoritetet spanjolle, të cilat e akuzojnë për vrasje. Vathi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas lëshimit të një urdhri arresti nga autoritetet gjyqësore spanjolle, për veprën penale të ‘Vrasjes’, sipas Kodit Penal të Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, po vijon procedurat për ekstradimin e tij.
Njoftimi i policisë
DVP Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lacking” nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë.
Lokalizohet dhe kapet një 39-vjeçar, i akuzuar për “Vrasje” nga autoritetet spanjolle.
Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lacking”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit:
E. V(K)., 39 vjeç, banues në Kamëz.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.