Ditën e djeshme Policia e Korçës finalizoi një operacion ku zbuloi dhe sekuestoi një magazinë për tharjen dhe përgatitjen e hashashit në fshatin Voskop në Korçë.

Në magazinën e zbuluar policia sekustroi sasi shumë të madhe droge, si dhe arrestoi 6 persona, mes tyre disa gra.

Gratë të ciulat u arrestuan në flagrancë, ishin punëtore të cilat përpunonin hashashin brenda në magazinë.

Ndërsa sot është identifikuar shtetasi i cili kishte në pronësi magazinën me hashash.

Sadriano Duçi, është shpallur në kërkim nga autoritetet pasi rezulton se kishte marrë me qira magazinën dhe e kishte përshtatur në ambient për tharjen dhe përpunimin e lëndës narkotike.

Roli i tij sipas policisë është kryesor dhe dyshohet të jetë “koka”e grupit.

Duçi i ka marrë magazinën me qira shtetasit Demir Shahu dhe më pas e ka përshtatur për një periudhë të caktuar për aktivitetin e paligjshëm.

Burime jo zyrtare bënë me dije se magazina ka shërbyer si vend dytësor, pasi dyshohet se ka një vend tjetër jashtë Korçës ku dërgohej para se të dilte në treg për shitje.