Ditën e sotme, prokuroria e Tropojës, ka organizuar një operacion në kadastrën dhe bashkinë e këtij qyteti. Në operacionin e organizuar në kadastër, është shpallur në kërkim Ajlin Alfredaj, 31 vjeçe.

Mësohet se Alfredaj ishte banuese në Tropojë dhe nënë e shtatë fëmijëve.

“Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë”, thuhet në njoftimin e policisë.
31 vjeçarja ka kandiduar si deputete e PS-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.