Mesazhet në telefon janë të rëndësishme, por ajo që ka marrë Elisa Spiropali duke se është “TOP-SECRET”. Në fotot e shumta të bëra sot në Kuvendin e Shqipërisë nga LSA, ka tërhequr vëmendjen një detaj.

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Spiropali shihet duke lexuar diçka në telefon, ndërsa pranë saj qëndrojnë “kuriozë” ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Por çfarë mesazh i ka mbërritur në celular? Mos vallë nga kryeministri Edi Rama që mungon, por jep direksione nga larg?

S’kemi nga ta marrim vesh…