Eni Çobani, juristja e njohur e ‘Shihemi në gjyq” ka përfunduar vetë në gjyq pas një problemi me menaxherin e studios së saj ligjore. “ReportTv” ka mësuar se Çobani akuzon menaxherin e saj, Erik Çorati se i ka vjedhur 30 mijë euro nga klientët. Çorati është arrestuar dhe në dëshminë e tij në gjykatë ai ka mohuar akuzat e Çobanit.

Eni Çobani e cila administron një studio ligjore ka kryer një kallëzim penal në polici dhe ka akuzuar Çoratin se nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike. Çorati është lënë në arrest shtëpie, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me skemë mashtrimi ndaj klienteve dhe evazioni pasi pagesat e klienteve ndaj studios janë pa fatura tatimore të lëshuara nga firma e Çobani.