Ajo është pa diskutim një nga moderatoret më të dashura dhe të njohura për publikun shqiptar, i cili e ka ndjekur që nga hapat e parë në radio e deri më sot.

Dhe nëse themi emrin e Arbana Osmanit nuk mund të mos mendojmë për vajzën e shkathët, super energjike, por edhe të ndjeshme të ekranit.

Kohët e fundit ajo është bërë shumë aktive në Instagram, por ndjekësit e saj kanë vënë re një detaj në varësen e moderatores, të cilit nuk i kemi kushtuar rëndësi.

Bëhet fjalë për numrin 7 në varëse, të cilin e mban gjithmonë pranë inicialit ”J” që simbolizon Jonin, djalin e saj.

“Çfarë kuptimi ka ajo varësja me nr. 7? Apo është shkronja Z?”, e pyet dikush në Instagram, ndërkohë që Arbana ia kthen: “Është datëlindja ime”, shkruan moderatorja duke shuar kështu dhe kuriozitetin për të gjithë ndjekësit e saj.