Arbana Osmani ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në instagram.

Moderatorja e dashur e publikut pas pushimeve në Maldive iu ka dhënë sot ndjekësve mundësinë për t’i bërë pyetje të ndryshme.

E meqë sot festohet Dita e Gruas, nuk munguan pyetjet rreth dhuratave.

Madje dikush prej ndjekësve pyeti Arbanën se çfarë dhurate i ka bërë sot nënës së saj.

Moderatorja u përgjigj “Një beb tjetër”, duke iu referuar se ajo po bëhet gjyshe sërish.