Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të tretë me datë 30 Shtator. Trashëgimtarja e Top Channel solli në jetë një vajzë, pas dy djemve, London dhe Roman.
Lajmi u bë i ditur nga mediat, ndërsa vetë Sara ka reaguar vetëm së fundmi. Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto nga salla e lindjes, ku shihet Ledioni që i qëndron pranë.

Emri i bebushes së ardhur në jetë nuk është zbuluar ende.