Dashi

Ndryshe nga një muaj më parë, këtë muaj do keni më shumë kohë për t’ia kushtuar vetes dhe atyre që doni. Jeta juaj në çift do jete e shkëlqyer sidomos pas datës 12. Do ndryshoni sjellje dhe do jeni të kujdesshëm për gjithçka. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve. Ju beqarët do keni një periudhe të favorshme të cilën duhet ta shfrytëzoni sa të mundeni. Përfitoni nga ftesat sepse dikush mund të jetë personi që po kërkoni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si keni dashur, megjithatë probleme serioze nuk do keni. Mbrohuni nga i ftohti dhe mos abuzoni me ushqimin. Financat do mbeten të qëndrueshme gjithë kohën. Do mendoni edhe për të ardhmen. Në puna do ju mungojë vendosmëria dhe këmbëngulja dhe nuk do arrini majën e suksesit. Gjithsesi nuk duhet të ankoheni.

Demi

Muaj i turbullt ky për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do keni herë pas here vështirësi në jetën tuaj dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë të ndalur. Tregohuni më të arsyeshëm dhe hapni rrugë. Nëse jeni beqarë do argëtoheni pafund me disa persona që do njihni dhe do pranoni të filloni lidhje me ta. Çdo gjë ka për të qenë më e bukur. Shëndeti fatkeqësisht nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Mund të keni dhimbje fyti, dhimbje koke dhe do ndiheni pa fuqi. Merrni masa dhe konsumoni ushqimet e duhura. Në planin financiar do bëni të pamundurën për ta mbajtur gjendjen të qëndrueshme, por nuk do ja dilni dot. Në punë kërkoni ndihmë nga kolegët dhe kohë nga shefat nëse gjerat nuk ju ecin si keni dashur. Të gjithë janë gjendur në të tilla situata dhe do iu mbështesin fort.

Binjakët

Ky nuk do jete një muaj shumë i mirë për ju. Herë pas here do keni probleme, debate dhe do ndiheni keq. Jeta juaj në çift do jetë goxha e trazuar. Nuk do arrini të merreni vesh me partnerin dhe nuk do doni që gjerat të bëhen si thotë ai. Kujdes sepse po këmbëngulet shumë gjërat mund të marrin tatëpjetën. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshojnë jetën. Shëndeti nuk do jetë i keq, përveç ndonjë aksidenti të vogël që mund të ndodhë nga nxitimi i tepërt. Për sa iu përket financave duhet thënë se do i mbani gjithë kohës të stabilizuara dhe do shpenzoni me kujdes. Disa persona do ua shlyejnë edhe borxhet që ju kane marre. Në punë do dini si të veproni në çdo situatë dhe çdo gjë ka për t’iu shkuar si keni dashur. Do merrni vlerësime dhe shpërblime goxha të majme.

Gaforrja

Ky muaj do jetë shumë aktiv për ju. Nëse keni mundësi qëndroni më shumë kohë pranë familjes suaj sepse do ndiheni më mirë. Nëse jeni në një lidhje do mendoni për një fëmijë. Nëse jeni beqarë do tërhiqeni nga moshat shumë më të mëdha se ju. Nëse është kjo ajo që doni, pse të mos vazhdoni. Shëndeti nuk do ketë probleme. Do keni shumë energji dhe nuk do ndjeheni aspak të lodhur. Për sa i përket buxhetit, do e menaxhoni shumë mirë dhe nuk do shpenzoni shumë. Pas datës 14 mund të ndodhë edhe diçka e bukur. Nëse doni të merrni një kredi, mos e bëni këtë muaj. Në punë do keni goxha ngarkesë. Organizohuni më mirë në mënyre që ta keni më të thjeshtë çdo gjë. Në fund të muajit do jeni pak më të lirë.

Luani

Dashuria do jetë ajo që do shkëlqejë këtë muaj. Nëse jeni në çift, do gjeni mënyrat e duhura për të dalë nga rutina dhe do kaloni një muaj mjalti të dytë. Nuk do ju mungojë aspak sensualiteti. Nëse jeni beqarë do mundoheni shumë për të krijuar një lidhje dhe do ja dilni mbanë. Për shëndetin nuk do keni për se të shqetësoheni. Paratë nuk do jene një problem. Do dilni më tepër për t’u argëtuar dhe do shpenzoni pa iu ardhur keq. Që nga data 22 do ju lindin edhe ide të reja për të fituar më shumë. Planetët premtojnë shumë në jetën profesionale. Do jeni mjaft të organizuar dhe do vlerësoheni nga koleget e nga shefat. Përfitoni nga kjo për të kërkuar rritje rroge.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji do jeni shumë të organizuar dhe të gjithë do e kenë më të lehtë të komunikojnë me ju. Nëse keni një lidhje, partneri nuk do e ketë të lehtë t’ua plotësojë dëshirat. Do jeni pafund kërkues dhe ndonjëherë edhe kritikë. Fatmirësisht ai do bëjë një sy shurdh dhe do ua bëjë qejfin. Nëse jeni beqarë, mund të nisni një histori dashurie që në fillim të muajit. Gjendja shëndetësore nuk do kalojë peripeci. Me shpenzimet nuk duhet ta teproni sepse përndryshe do mbeteni me gisht në gojë. Jeta profesionale ka për të shkuar më mirë nga sa mund ta kishit imagjinuar. Çdo qëllim që do i vini vetes do e arrini pa u lodhur shumë.

Peshorja

Gjysma e parë e muajit do jetë shumë e lodhshme dhe e mërzitshme. Nëse keni një lidhje do keni disa probleme të vogla. Partneri do ju kërkojë llogari, por ju nuk do keni dëshirë t’i përgjigjeni. Nëse jeni beqarë, do keni shumë takime, por ka pak mundësi ta gjeni atë që kërkoni. Shëndeti nuk do jetë problematik, por as shumë i mirë. Kujdesuni më tepër për dhëmbët dhe tensionin. Për sa ju përket financave gjërat do jenë normale. Do paguani faturat e muajit, por përsëri do ju ngelen edhe ca para. Në punë do jeni goxha të ngarkuar. Kolegët do mundohen t’iu kritikojnë, por mos e vrisni shumë mendjen. Pjesa e dyte e muajit do shkojë më mirë. Do jeni më diplomatë dhe do bëni që të tjerët t’ju dëgjojnë.

Akrepi

Gjatë këtij muaji nuk do jeni në gjendje të kuptoni se çfarë doni vërtet. Nëse keni një lidhje partneri do ju mbështesë për gjithçka dhe do ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Ai do jetë i duruar, megjithëse nuk duhet ta teproni dhe të bëheni të bezdisshëm. Nëse jeni beqarë do keni takime të veçanta me dikë që do ju bëjë të ndjeheni mirë. Më vonë do e kuptoni se ky person nuk është i lirë. Gjendja shëndetësore në shumë momente do jetë delikate. Do jeni pak të stresuar dhe të lodhur. Për sa iu përket financave, deri në datën 15 nuk duhet të kryeni shumë shpenzime sepse do ngeleni shpejt me xhepat bosh. Në punë, ato që bëni nuk do ju kënaqin mjaftueshëm kështu që do kërkoni diçka tjetër.

Shigjetari

Në përgjithësi ky do jetë një muaj i suksesshëm dhe plot të mira. Nëse keni një lidhje gjërat do ju shkojnë mirë tre javët e para. Nga data 24 mund t’iu lindin disa probleme të vogla që do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni beqarë do ju buzëqeshë fati. Për sa i përket shëndetit do keni rënie në peshë. Financat nuk do jenë të mira deri në datën 19 dhe ju nuk do bëni gjithçka doni. Pas kësaj date çdo gjë do rregullohet dhe dëshirat tuaja do bëhen realitet. Nëse merreni me tegeti do fitoni akoma më tepër. Në punë do keni sukses. Do jeni diplomatë dhe do arrini çdo objektiv që i keni vënë vetes. Data 18 do jete ditë e shënuar për karrierën tuaj. Edhe nëse keni për të firmosur një kontrate zgjidhni këtë date sepse do ju sjellë fat.

Bricjapi

Muaj shumë i qetë dhe aspak problematik. Ju që jeni në një lidhje do bashkëpunoni me partnerin tuaj për gjithçka dhe do i zgjidhni edhe disa dyshime që keni pasur më herët. Nëse jeni beqarë do e kërkoni gjithë kohës shpirtin tuaj binjak, por vështirë se mund ta gjeni edhe këtë muaj. Gjithsesi mirë është të përfitoni sa të mundni nga ftesat pasi asnjëherë nuk i duhet çfarë mund të ndodhe më vonë. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mos e teproni me lodhjen dhe mundohuni të mos konsumoni shumë qetësues kur të keni pagjumësi. Në planin financiar familjarët do ju mbështesin fort dhe nuk do keni asnjë vështirësi. Në punë do keni goxha të papritura, prandaj do bëni mirë të mos nxitoheni para se të hidhni çdo hap. Kolegët shikojini gjithmonë me një hije dyshimi.

Ujori

Këtë muaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm sepse në një moment apo ne një tjetër situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Nëse jeni në një lidhje gjërat nuk do ju ecin si kishit menduar. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Duhet të ndryshoni sjellje sepse kështu nuk do keni nga t’ia mbani. Ju beqarët do keni ndryshime pozitive në jetën sentimentale. Nuk do ndiheni më të vetmuar përkundrazi do realizoni takime të veçanta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe edhe pse nëse vuani nga problemet me stomakun apo me zemrën duhet të bëni pak kujdes me ushqimet. Financat do mbeten të turbullta ende. Në punë do ju mungojë besimi tek vetja dhe ka rrezik të mos i arrini dot objektivat. Do ishte mirë ta pranonit ndihmën e disa kolegëve.

Peshqit

Pritet një muaj pozitiv dhe me gjëra të mira. Ju që jeni në një lidhje do i kushtoni më shumë kohë partnerit tuaj këtë muaj dhe do ndani me të çdo ide apo mendim. Mos dëgjoni aspak çfarë do ju thonë disa miq sepse ju kanë zili dhe duan t’ia prishin harmoninë. Ju beqarët do realizoni disa takime fantastike të cilat do iu bëjnë të ëndërroni gjithë kohës. Nuk do mbeteni vetëm për shumë kohë. Shëndeti do jetë goxha delikat. Stresi do ju shkaktojë ankth dhe probleme me zemrën. Në planin financiar do i kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do filloni të hiqni edhe para mënjanë për të pasur një të ardhme të qëndrueshme. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do bëni as gabimin më të vogël. Më të suksesshme do jenë 10 ditët e fundit të muajit kur mund të përfundoni edhe një projekt goxha fitimprurës.