“Ergys Agasi , personi që lidh krimin e porganizuar me politikën”, trondit politikani nga studioja e TV

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka bërë deklarata të ashpra në lidhje me gjendjen e raportit mes politikës dhe krimit të organizuar në qarkun e Durrësit, vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Gjatë një interviste me gazetarin Andrea Danglli, Bylykbashi akuzoi drejtpërdrejt Ergys Agasin, duke e cilësuar si ndërmjetësin mes krimit të organizuar dhe kryeministrit Edi Rama. Ai tha se gjithë Durrësi është i vetëdijshëm për këtë situatë dhe premtoi se do të dorëzojë prova në prokurori, duke shtuar: “Ky pastaj do të jetë halli i Agasit.”

Si ka mundësi që Edi Rama ka caktuar persona që i shërbejnë si lidhje me krimin e organizuar? E doni me emër? Ergys Agasi. Faktet do të shkojnë në prokurori. Pyesni në Durrës, sepse e dinë më mirë se unë çfarë po ndodh atje. Kemi një koordinim mes shtetit ekzekutiv dhe krimit të organizuar, i cili ka marrë situatën nën kontroll. Disa banda në Durrës janë dobësuar, por një tjetër është bërë edhe më e fuqishme,” deklaroi Bylykbashi.

Emri i Ergys Agasit është përmendur edhe më parë si ndërmjetësi mes krimit të organizuar dhe politikës. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka përmendur përmes një kamere të fshehtë të realizuar nga emisioni “Le Iene”. Po ashtu, ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar Agasin si personin që cakton drejtuesit e institucioneve kryesore në Durrës dhe si figurë me lidhje të fuqishme me krimin e organizuar në këtë qytet.

Klodiana Lala: Ergys Agasi kontrollon Durrësin

Gazetarja Klodiana Lala, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se Ergys Agasi ka organizuar një takim të rëndësishëm mes biznesit, politikës dhe krimit të organizuar në një resort në periferi të Tiranës.

Screenshot

Në postimin e saj, Lala shkruan:
“Ergys Agasi është një emër i lakuar për lidhje të ngushta me njerëz të krimit. Ai ka marrë në dorë drejtimin e PS-së në Durrës, duke u kthyer në njeriun më të besuar të Ramës, pas ‘rënies’ së Vangjush Dakos. Sot, ai kontrollon çdo qelizë të institucioneve në qytetin bregdetar. Çdo emërim në poste kyçe në administratë kalon përmes tij.

Për të treguar fuqinë e tij, po ndaj një detaj: disa kohë më parë, Agasi organizoi një festë në një resort në periferi të Tiranës, ku mblodhi krimin, politikën dhe biznesin. Policia ka faktet në dorë. Detajet e kësaj feste janë të dokumentuara, dhe SPAK ka mundësinë t’i hetojë.”

Ergys Agasi dhe Orest Sota, bashkëpronarë me Adrian Bardhin te Dinamo City

Klubi Dinamo City ka ndryshuar strukturën e pronësisë në verën e 2024, duke kaluar nga dy në tre aksionarë. Biznesmeni Adrian Bardhi ka shitur 30% të aksioneve të tij te biznesmeni Orest Sota, duke ruajtur 40% të aksioneve dhe maxhorancën. Pronari tjetër, Ergys Agasi, mban 30% të aksioneve, pjesë që nuk është prekur nga marrëveshja.

Marrëveshja u finalizua në maj 2024, ku Sota pagoi Bardhin 22 milionë lekë për pjesën e aksioneve të tij. Bardhi, i njohur për aktivitetin e tij në fushën e kafesë dhe restoranteve, bleu klubin Dinamo në vitin 2021. Nga ana tjetër, Ergys Agasi, i përfolur për lidhje të mundshme me grupe kriminale sipas deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, mbetet një figurë me ndikim në pronësinë e klubit. Pas këtij transaksioni, pronësia e Dinamo City ndahet: 40% Adrian Bardhi, 30% Ergys Agasi dhe 30% Orest Sota.

Kush është Ergys Agasi 

Ergys Agasi, djali i ish-deputetit socialist nga Durrësi, Bardhyl Agasi ka mbajtur në publik pozicione të dorës së dytë, por për ata që njohin fijet e pushtetit dhe lidhjet e tij me klane të politikës dhe “nëntokës”, mendojnë ndryshe. Atë e vendosin Agasin në rresht të parë.

Ditë më parë, Gazeta Jonë publikoi foton e mëposhtme, ku mes personazheve “VIP”, në sfond gjendej edhe Ergys Agasi.

"Ergys Agasi , personi që lidh krimin e porganizuar me politikën", trondit politikani nga studioja e TV
“Ergys Agasi , personi që lidh krimin e organizuar me politikën”, Bylykbashi trondit nga studioja e TV

Fotoja është fiksuar gjatë një vizite të Ilir Metës në kompaninë e vezëve Ovvital në Durrës pasi biznesmeni Xhevdet Troplini kishte përfituar nga fondet e Ministrisë së Bujqësisë. Në aktivitet ishte edhe ish-ministri Panariti.

Por pyetja që shtruan disa që njohin mirë jo atë që duket, por atë që nuk duket në Shqipëri dhe specifikisht në Durrës dhe Tiranë, ishte: Nëse Meta ishte në aktivitet për shkak të miqësisë me Troplinin dhe Panariti sepse ishte ministri i linjës, po Agasi pse gjendej aty?!

Kush është në të vërtetë Ergys Agasi ? Një personazh që ngjall SHUMË kuriozitet dhe një FOTO që tregon shumë

Shpjegimi i asaj fotoje do të zbulonte shumë mbi personazhe të akuzuar se çojnë dhe marrin porosi mes politikës dhe grupeve të fuqishme në bregdet dhe kryeqytet sipas asaj që tha Bylykbashi…./gazetajonë