Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ku do të marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit kundër kreut të Foltores, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për shpifje lidhur me vizitën e tij në Iran.
“Veliaj është marrë dhe në pyetje. Shkuarja e tij në Iran ka ngjallur shqetësim të ata që e kanë diktuar dhe na kanë njoftuar ne. Në 2008 ma sollën lajmin shërbimet, është pyetur për vizitën e tij në Iran. Problem është se pas këtyre viteve dalin Bruno Presezzi, pronari 80 përqind i inceneratorit të Tiranës i lidhur me Ali Aliahbadin, ish-komandon e Pasdaranit”, ka thënë Berisha më herët.