Erjola Doci ka treguar në “Expuls” se dikur ka marrë pjesë në një videoklip të Noizy-t dhe i ka bërë përshtypje sjellja e reperit. Ajo tregoi se asokohe ishte figurante në klip dhe gjatë xhirimeve e kishte marrë uria. Noizy kur e ka parë menjëherë i ka çuar pjatat e tij.
“Unë kam qenë pjesëmarrëse në një videoklip të Noizyt, ka qenë një bashkëpunim i tij me Mato Lalen, por e kanë fshirë pas 1 viti, isha me një grup modelesh. Di të them që është një njeri shumë i sjellshëm. Mbaj mend që isha e uritur dhe kur më pa që isha e uritur, siç i kishte pjatat përpara erdhi dhe i solli që të hanim ne pastaj vetë. Është djalë i mrekullueshëm”, tregoi Erjola.