Ermal Mamaqi do i sugjeronte Donald Veshaj të stabilizohej me ndjenjat. I ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Goca dhe Gra’ Ermali po ashtu tha se Bora Zemanit do i këshillonte ti kushtojë pak më shumë kohë qetësisë fizike pasi lodhet shumë çdo ditë në punë.
Armina Mevlani: Çfarë do i këshilloje Amarda Toskës?
Ermal Mamaqi: Të flejë pak më shumë e ta qetësojë trupin e saj. Unë jam aty kur ajo fle. Do ti këshilloja që të kushtone më shumë vëmëndje te burri e më pak te kalamajt.
Armina Mevlani: Çfarë do i këshilloje Donald Veshajt?
Ermal Mamaqi: Të organizohet me shpejtësi dhe të stabilizohet me ndjenjat.
Armina Mevlani: Çfarë do i këshilloje Bora Zemanit?
Ermal Mamaqi: Nuk do të ngatërrohëm më me këto gjëra në televizion, do i këshilloja ti kushtonte më shumë kohë qetësisë fizike se punon non-stop çdo ditë.