Komediani i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, ka folur për shumë situate që u bënë virale në rrjete sociale dhe shkaktuan debate të mëdha nga shakaja që ai bëri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ermali së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, teksa ka sqaruar situatën konkrete që bëri bujë, shakanë në “BBV”. Gjithashtu Ermali ka sqaruar edhe një deklaratë për moderatoren Bora Zemani në një nga intervistat paraprake, gjoja për një shumë të madhe që kishte kërkuar për t’u bërë pjesë e një projekti të Mamaqit. Ai u cilësua si arsyeja e ndarjes së këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj, për shakanë që bëri. Ermali sqaroi gjithë situatën dhe ngatëresën e krijuar.
“Nuk besoj që është kjo, arsyeja që ata janë ndarë dhe nuk e di që janë ndarë. Desha të them po ç’lidhje ka këtu Bora.I detyrohem Borës një sqarim dhe të gjithë njerëzve, se ajo pjesa që unë kam përmendur Borën ka qenë një shaka shoqërore. Borën e kam një shoqe shumë të mirë, është një nga njerëzit që janë në ekran dhe unë e vlerësoj shumë për punën dhe për arritjet që ajo ka bërë sigurisht që është e vërtetë që i kam prezantuar për të marrë pjesë si aktore, por jo në serial. Në një film tjetër. Ka qenë e gjitha një lojë, një moment për të krijuar një intrigë të vogël që të flisnin njerëzit. Asgjë nga ajo nuk ishte e vërtetë, nuk është se ka kërkuar shumë lekë. Jemi shumë miq. Është Bora të cilën unë e kam parë dhe projektuar, kam folur me të ka shpreh interesin. Është fjala për një film në kinema”, tha Ermali.
Ermali ka qenë i ftuar special brenda shtëpisë më të famshme në shqipëri “BBV”, teksa ai tregonte projektet e tij dhe aktorët që do marrin pjesë në serialin “HOT”, ai zbuloi se pjesë e filmit do ishte dhe Bora dhe e bënë një shaka me banorët e tjerë, më tepër që “ngacmonte” Donaldin, kjo shaka u bë virale.