Pas performancës së Arbnora Ademajt në “Dance With Me” , anëtari i jurisë, Ermal Mamaqi komplimentoi aktoren duke i thënë se është “një nga femrat më të bukura shqiptare, pas bashkëshortes së tij, Amit”. Pas deklaratës së tij, kryetari i jurisë Ilir Shaqiri e ka mbështetur plotësisht teksa ka komplimentuar dhe ai Amin.
Ermal Mamaqi: M’u duk shumë mirë, ishte në ritëm, dhe nëse nuk e kap ndonjë hap nuk ka problem. Por m’u duke si një Miss që di shumë mirë balet dhe mund të them se deri tani, Arbnora është një nga femrat më të bukura shqiptare pas gruas time. Pas gruas time.
Ilir Shaqiri: Sigurisht që Ami është super Ami.
Ermal Mamaqi: Ore Ilir, ti ke ardhur për të komentuar gruan time, apo gruan e tjetrit?
Ilir Shaqiri: Nuk mbulohet dielli me shoshë. Ta kam thënë 100 herë, kështu që rri rehat.
Ermal Mamaqi: Po rri, se e shoh vetë unë Amin. Ti shih Arbnorën, unë të shoh ty