
Big Brother Albania VIP nisi mbrëmjen e djeshme. 15 konkurrentë të famshëm janë bërë pjesë e spektaklit duke synuar finalen e dhe çmimin e madh. Duket se gara mes njëri-tjetrit është ndjerë që në natën e parë, ku disa banorë janë bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me mënyrën e bashkëjetesës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Luiz Ejlli dhe Mikela Pupa kanë qenë protagonistët e debatit. Këngëtari po tregonte se çdo banor duhet të mësohet me disa rregulla, teksa është ndërprerë nga ish-konkurrentja e Përputhen e cila e ka pyetur nëse i duket vetja si zot i shtëpisë.
BISEDA:
Luizi: “Funksionon. Me pak dhunë gjithçka funksionon”.
Mikela: “Këtë dhunën është hera e dytë që e përmend, ndërsa herën e tretë do të përgjigjem shumë keq. Kështu që të sugjeroj të mos e përmendësh”.
Armaldo: “Fjala dhunë këtu nuk duhet diskutuar”.
Luizi: “Është dhunë diplomatike”.
Mikela: “Nuk ka asnjë kontekst të mirë të fjalës dhunë”.