Megjithëse, qenka në një lidhje, Arjoni nuk ka postuar asnjë foto me të dashurën në Instagram, ku madje tregoi se as nuk e ka ‘follow’. I ftuar në “E Diell”, në një lojë me motrat Zyba, ai tha: “Po jam në një lidhje. Inicialet e saj janë O.A”.
Më tej, Arjoni u pyet për një veçori të mirë dhe një veçori të keqe të Bora Zemanit. Kjo pasi Arjoni ka qenë shpesh në ‘Për’puthen’ si opinionist. Arjoni tha se Bora është shumë puntore dhe e do karrierën, por e keqja e saj është që nuk përshëndet kur futet në studio, ose thënë me fjalë të tjera është ‘mendjemadhe’. “Bora është karrieriste dhe punëtore. Tipari i keq është se nuk përshëndet. Më ka ndodhur edhe mua që nuk më flet. Nuk i vë re njerëzit që ka pranë.”- tha ai.
Ndërkohë, i pyetur se me kë do e ndërronte Arjola Shehun krah të cilës moderon çdo ditë emisionin e tij prej vitesh, Arjoni përmendi Arbana Osmanin, duke thënë: “Do e ndërroja me Arbana Osmanin. Sepse është me më përvojë. Ka më shumë njohje, mund të më japë mua mundësi.
Arjoni ka qenë konkurrent i “Big Brother”, e megjithatë fama e tij zgjati përtej këtij spektakli. Ai vazhdoi karrierën në televizion si moderator i disa emisioneve të ndryshëm dhe prej kohësh tashmë është pjesë e “Ditë e re”. Arjoni po ashtu është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe me daljet e ndryshme televizive.
Fillimisht jo pak e zhurmshme ka qenë edhe jeta e tij private. Ai ka qenë në një lidhje me moderatoren Viola Spiro. Edhe pse kishin një lidhje 4-vjecare dhe shfaqeshin ngado nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Arjoni dhe ish velina e “Fiks Fare” i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në vitin 2014 pa dhënë asnjë shpjegim pse. Pas kësaj ndarjeje Arjoni ka qenë shumë i rezervuar.