Ekipi i mjekëve të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, kanë treguar për mediat gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, pas operacionit në orët e para të mëngjesit për appandesitin akut.
Mjeku Arben Gjata është shprehur për mediat se Rama është në gjendje stabël dhe komunikon normalisht. Sipas tij, brenda 24 orëve kryeministri mund të lërë spitalin dhe më vonë, pas 2-3 ditësh mund të rikthehet përsëri në fushatë.
“Brenda 24 orëve mund të largohet. Koha e rikuperimit total ëhstë shumë e shkurtër 2-3 ditë. Është appandesitë, siç kanë hequr me mijëra qytetarë shqiptarë. Ai mund të ecë vetë që sot, në fushatë të dalë 2-3 ditë, nuk e di.
Është në gjendje të mirë, komunikon normalisht, është i qetë fare. Do të keni komunikimeve të mjaftueshme. Kjo lloj kirurgjie vlerësohet gjendja e mirë nëse kanë kaluar 8 orë nga operacioni”,tha mjeku Arben Gjata për mediat.
Zyra e Shtypit e kryeministrit Edi Rama ka njoftuar më herët se, natën e mbrëmshme pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ai u diagnostikua me appendisit akut. Mjekët e shërbimit të urgjencës i kanë rekomanduar Edi Ramës futjen në operacion.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri shqiptar i është nënshtruar operacionit për heqjen e appendisdit, nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, dhe referuar njoftimit zyrtar, ndërhyrja është konsideruar e suksesshme.