Luana Andrade, një influencuese e njohur braziliane, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 29-vjeçare në një spital privat në Sao Paulo.

Andrade po i nënshtrohej një operacioni liposuctioni. Gjatë procedurës, ajo përjetoi disa komplikime dhe zemra e saj u ndal afërsisht dy orë e gjysmë pas operacionit, shkruan Daily Mail.

Andrade kishte shkuar në spitalin e qytetit të saj Sao Paulo, në Brazil, ku doktorët thanë se u detyruan të ndërprisnin procedurën prej një embolizmi pulmonar që pacientja kishte pësuar. Disa orë më vonë vajza kishte pësuar katër arreste kardiake.